×
  • Lajme
  • Botë

    Libanezja që po priste të lindte i shpëton shpërthimit në Bejrut

    Reporteri
    06 Gusht 2020 | 8:29

    Shpërthimit shkatërrues në Bejrut i ka shpëtuar një grua që po priste të lindte fëmijën.


    Derisa Emmanuelle po përgatitej për lindje, bashkëshorti i saj Edmond, regjistroi me kamerë tërë momentin e tmerrshëm të shpërthimit në kryeqytetin e Libanit, të martën mbrëma.

    “Dëgjuam zhurmën ndërsa gjithçka po binte përtokë, xhami, mjetet, asgjë nuk ishte aty. Tavani kishte rënë, isha i frikësuar se ajo apo foshnja ishin lënduar. Ajo ishte e mbuluar me xhama, u mundova ta largojë së pari gruan time nga aty. E nxora jashtë shtratin, pastaj ndihmova edhe mjekët dhe infermierët. Nuk kishte ilaçe më, ishte lindje e stilit të vjetër”, ka thënë Edmond Khnaisser për BBC-në.

    Pas një orë e gjysmë nga shpërthimi, Emmanuelle lindi djalë dhe të dy janë në gjendje të mirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!