Klubi Futbollistik “Drita” ka marrë rrugë drejt Zvicrës, atje ku do të zhvillojë fazën paraelminatore të Ligës së Kampionëve.
Nën masa strikte ndaj “COVID-19”, futbollistët dhe stafi i këtij klubit ishin të pajisur me dorëza dhe maska pranë hyrjes në aeroport.
Një lajm tejet i keq për gjilanasit ka ardhur në prag të nisjes për shtetin helvet, pasi që futbollistit Olti Mehmeti i është refuzuar viza nga ambasada zviceriane, mëson ekskluzivisht Gazetasheshi.com.
Mehmeti ishte në listën prej 20 futbollistëve të ftuar nga Ardian Nuhiu për këtë fazë paraleminatore.
Tashmë me 19 futbollistë, ‘bardhekaltërit’ do të synojnë që ta kalojnë rundin paraeleminator, ashtu siç kishin bërë para dy edicionesh.
Ndeshjet e kësaj faze do te zhvilllohen ne stadiumin “Colovray Sports Centre” në Nyon të Zvicrës.
Drita do të përballet të shtunen me fillim nga ora 18:00 me kampionin e shtetit të Andorras, Inter Escaldes.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.