Autoritetet shëndetësore në Gjermani kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 1.147 raste me Covid-19, duke çuar në 214.214 numrin gjithsej të rasteve.
Në listën e cila ndodhet në faqen e internetit të Institutit Robert Koch (RKI) i cili kryen punime në fushën e sëmundjeve infektive në Gjermani dhe i cili informon qeverinë, thuhet se në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 1.147 raste të COVID-19.
Me shifrën në fjalë në Gjermani shënohet rritja më e lartë në numrin e rasteve të regjistruar deri më tani që nga muaji maj.
Numri i vdekjeve nga COVID-19 në vend ka arritur në 9.183 ndërsa numri i të shëruarve deri më sot në 195.900.
Tërheq vëmendjen se që nga fundi i korrikut, në Gjermani numri i rasteve ditore të COVID-19 është rritur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.