Një djalë 4-vjeçar me një lloj të rrallë të sëmundjes së Parkinsonit, i cili kishte nevojë për një operacion që do t’ia shpëtonte jetën, ka humbur jetën pasi operacioni i tij u vonua si pasojë e pandemisë së koroanvirusit, raporton Dailymail.
4- vjeçari kishte për të udhëtuar me nënën e tij nga Melburn në Poloni për t’iu nënshtruar operacionit, por nuk arriti dot për shkak të kufizimeve globale të udhëtimit.
Nëna e tij i dha lamtumirën djalin në spital, ku ai kishte pësuar një atak kardiak dhe si pasojë kishte humbur jetën. Ajo kishte arritur të mblidhte fonde të bollshme pë ta dërguar djalin e saj në Poloni, në mënyrë që t’i nënshtrohej ndërhyrjes në maj të këtij vitit.
“Nëse pandemia nuk do të ndodhte, Jahleel do të ishte akoma këtu” u shpreh ajo.
Tanimë është ngritur shqetësimi kudo në vend, që për shkak te situatës së pandemisë, shumë operacione dhe diagnostikime janë duke u vonuar dhe si pasojë njerëzit po humbin jetën. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.