×
  • Sport
  • Sport

    Zidane reagon pas eliminimit të Realit nga Liga e Kampionëve

    Reporteri
    07 Gusht 2020 | 23:39

    Zinedine Zidane pavarësisht eliminimit e ka quajtur si të suksesesshëm sezonin e Real Madridit


    Manchester City e ka eliminuar Real Madridin nga Liga e Kampionëve pasi fitoi sonte 2-1 në Etihad, derisa rezultati i përgjithshëm nga të dy ndeshjet ishte 4-2, shkruan Reporteri.net

    Zidane pas ndeshjes ka thënë se nuk janë të lumtur me humbjen dhe eliminimin, por që e pranoi se City ka qenë skuadër më e mirë.

    “Kur ju humbni nuk mund të jeni të lumtur, por ju duhet të jeni krenarë për atë se çfarë kemi bërë ne. Ju gjithashtu duhet të uroni kundërshtarin, ata luajtën shumë mirë dhe asgjë më shumë,” ka thënë Zidane.

    “Nuk po shikojmë për justifikime, ne humbëm të dy ndeshjet, por gjëja më e rëndësishme është se unë jam shumë krenar me skuadrën time,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!