×
  • Sport
  • Sport

    Eliminimi nga Championsi i kushton Sarrit me shkarkim

    Reporteri
    08 Gusht 2020 | 17:23

    Juventusi ka bërë të ditur se ka shkarkuar nga pozita e trajnerit Maurizio Sarrin.


    Eliminimi nga Liga e Kampionëve i ka kushtuar trajnerit italian, me humbjen e punës te Juventus. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit.

    “Juventus njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i trajnerit të ekipit të parë. Klubi do të donte të falënderonte trajnerin që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit, me fitimin e titullit të nëntë radhazi në Serie A”, thuhet në njoftim e klubit italian.

    Vendin e Sarrit, sipas mediave italiane, do ta zërë trajneri Mauricio Pochettino që është i papunë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!