Menaxheri i Lautaro Martinezit, Calos Beto, ka qetësuar tifozët e Interit.
Sipas Betos, sulmuesi argjentinas është i lumtur te zikaltrit dhe nuk do të largohet siç është raportuar në media.
“Lautaro ka tre vjet në kontratën e tij me Interin dhe është shumë i lumtur atje ku është. Ai ka pasur një sezon shumë të mirë, ka ende Europa League për të luajtur dhe shpresoj që Interi të mund të shkojë gjatë në atë garë”, deklaroi Beto.
Martinez është lidhur me një kalim te Barcelona, që po synon transferimin e sulmuesit argjentinas. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.