Tërmeti më i madh që ka goditur Karolinën e Veriut në më shumë se 100 vite, dridhi tërë shtetin të dielën, duke rrënuar shtëpi dhe biznese të ndryshme, shkruan AP.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se tërmeti i shkallës 5.1 goditi rreth orës 8:07 me kohë lokale. Ky ishte tërmeti më i madh që ka goditur shtetin që nga viti 1916 kur tërmeti prej 5.5 shkallëve të riterit kishte lëkundur banorët.
Nuk ka pasur raporte për njerëz të vdekur ose lënduar, transmeton KOHA.
Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se epiqendra e tërmetit kishte qenë 4 km në juglindje të qytetit Sparta. Megjithatë u tha s banorët në këtë shtet ishin kursyer për shkak strukturave të fuqishme dhe rezistente ndaj tërmeteve.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.