Zelanda e Re është një nga shtetet e pakta që nuk ka raportuar prej 100 ditësh asnjë rast të ri me COVID-19, por megjithatë autoritetet i paralajmëruan qytetarët të tregohen të kujdesshëm, pasi si Vietnami dhe Australia po përballen me “ringjallje” të rasteve të reja.
Sipas mediave të huaja, Zelanda e Re po konsiderohet si një ndër vendet më të sigurta në botë. Vendi i është rikthyer normalitetit, mirëpo autoritet janë shqetësuar pasi banorët gjithnjë e më shumë po injorojnë masat parandaluese të virusit.
“Arritja e 100 ditëve pa ndonjë transmetim të virusit brenda vendit, është me të vërtetë moment historik, megjithatë duhet të qëndrojmë vigjilentë. Ne kemi parë jashtë vendit se si mund të përhapet virusi, sëmundja mund të rishfaqet përsëri. Duhet të jemi të përgatitur”, u shpreh Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetësisë, Ashley Bloomfield.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.