Maskat në fytyrë duhet të mbahen në shumë pjesë të Parisit nga sot, pasi autoritetet kanë vendosur masa të reja për të parandaluar përhapjen e infeksionit në kryeqendrën e Francës, shkruan BBC.
Urdhri vlen për personat nga mosha 11-vje[are dhe më lartë për zonat e ngarkuara, si bankat dhe po ashtu përgjatë lumit Seine dhe tregjet e hapura.
Më tepër se 100 rrugë në Paris duhet të respektojnë këtë urdhër, sipas listës që është dërguar nga policia.
Mirëpo, disa vende të shquara turistime, si Kulla e Ajfellit, Arc de Triomphe dhe Champs-Elysees, bëjnë përjashtim nga rregullat e reja.
Maskat janë obligative në hapësirat e mbyllura publike në Francë. Ata që shihen pa maskë rrezikojnë gjobë deri 135 euro.
Të premten, Franca regjistroi 2288 raste të reja me COVID-19. Ekspertët paralajmërojnë se Franca mund ta humbasë sërish kontrollin me COVID-19. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.