×
  • Lajme
  • Botë

    Vera “kthehet në dimër” në Britani, breshër sa një top golfi dhe 50 mijë goditje rrufeje

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 16:57

    Britania e Madhe përjetoi disa orë më mot si në stinën e dimrit.


    Në qytetin Capel Curing në Uellsin e Veriut ra një breshër i fortë, me madhësinë e një topi golfi.

    Breshëri ishte aq i fuqishëm, saqë aktivizoi edhe alarmet e makinave të parkuara. Në anën tjetër të Britanisë së Madhe njerëzit po shijonin diellin dhe temperaturat 32 gradë Celsius.

    Për këtë arsye, ky u quajt një ndryshim i çuditshëm i motit. Nga ana tjetër, në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar u shënuan 50 mijë goditje rrufeje në 24 orë.

    Stuhitë e mëdha dhe rrufetë sulmuan Britaninë e Madhe brenda natës, duke arritur nga Uellsi i Veriut në Skoci, pas valës së nxehtë të fundjavës. Autoritetet u frikësohen përmbytjeve për shkak të stuhive/VizionPlus. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!