Është anuluar ndeshja ndërmjet Dritës dhe Linfieldit për shkak të coronavirusit. Këtë e ka konfirmuar klubi irlandez përmes Twitterit, por edhe Drita përmes faqes në Facebook.
“Ju njoftojmë që ndeshja finale e paraparë të zhvillohet sot në ora 18:00 me kampionin e Irlandës së Veriut, Linfield, nuk do të zhvillohet”, ka shkruar Drita.
Drita tutje ka shtuar ky vendim është marrë nga autoritetet zvicerane në bashkëpunim me UEFA-n për shkak që në testimin e fundit një lojtar i klubit ka rezultuar pozitiv.
“Vendimi për fatin e ndeshjes do të merret në ditët në vijim nga Komisioni Disiplinor”, thotë Drita.
Drita e Linfieldi pritej të luanin në finalen e fazës parakualifikuese të Ligës së Kampionëve. Hamdi Namani kishte rezultuar dje pozitiv, kurse në ndeshjen e parë nuk ishin paraqitur Fidan Gërbeshi e Bujar Shabani, pasi Gërbeshi kishte rezultuar pozitiv. Ndërkaq në testin e djeshëm përpos Namanit të gjithë kishin rezultuar negativë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.