×
  • Lajme
  • Botë

    Nga shpërthimi në portin e Bejrutit janë dëmtuar 8 mijë ndërtesa

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 18:06

    Komisioni i Lartë për Ndihma në Liban (KLN) sot bëri të ditur së paku 8.000 ndërtesa, përfshirë 50 struktura të lashta, u dëmtuan nga shpërthimi masiv i javës së kaluar në portin e Bejrutit.


    Duke folur për AA, sekretari i Përgjithshëm i KLN -së, Mohamed Khair, tha se llogaritja e të gjitha dëmeve nga shpërthimi do të përfundojë të mërkurën.

    Ndërkohë, bëhet e ditur se shkalla e dëmeve ndryshon nga një zonë në tjetrën.

    KLN është i lidhur me kabinetin dhe funksionet e tij përfshi shpërndarjen e ndihmave dhe menaxhimin e fatkeqësive.

    Qeveria e Libanit për shpërthimin ka fajësuar rezervat e lëna pas dore të 2.750 ton nitrat amoniumi të ruajtur në një depo, që vrau të paktën 160 njerëz, plagosi mijëra të tjerë, duke lënë shkatërrim në të gjithë kryeqytetin. /AA/ /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!