×
  • Sport
  • Sport

    Muriqi afër Lazios

    Reporteri
    11 Gusht 2020 | 21:11

    Gianluca Di Marzio raporton se sulmuesi kosovar është gjithnjë e më afër transferimit te Lazio.


    Sipas këtyre raportimeve thuhet se për shërbimet e tij Lazio do t’i paguajë Fenerbahçes rreth 16 milionë euro, plus bonuset.

    Ditë më parë përfaqësuesit e Lazios kishin shkuar në Stamboll për të negociuar marrëveshjen me Fenerbahçen dhe Vedat Muriqin.

    26 vjeçari ka qenë në një formë të shkëlqyer këtë sezon duke shënuar 17 gola dhe 7 asistime në 36 paraqitje.

    Fenerbahçe e kishte transferuar Muriqin vitin e kaluar për vetëm 3.5 milionë euro nga Rizespori, dhe kjo ofertë e Lazios duket se është e mjaftueshme.

    Lazio po synon të përforcojë skuadrën pas kualifikimit në Ligën e Kampionëve. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!