×
  • Sport
  • Sport

    De Ligt do të mungojë tre muaj, sot bëhet operacion

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 11:23

    Qendërmbrojtësi i Juventusit, Matthijs de Ligt, do ta bëjë shpatullën operacion gjatë të martës në Romë. Shkaku i këtij operacioni, ai do ta ketë të pamundur të luajë në tre muajt e ardhshëm.


    Mbrojtësi holandez ka pasur vështirësi me një lëndim në shpatullën e tij që nga viti e kaluar, kur e kishte nxjerrë nga vendi shpatullën gjatë një ndeshjeje kundër Atalantas, transmeton Express.

    21-vjeçari kishte vendosur të vazhdonte të luante dhe ta shtynë operacioni deri pas përfundimit të sezonit 2019/20, në mënyrë që të mos mungojë në ndeshjet vendimtare të bardhezinjve.

    Megjithatë, tani që Juventusi është eliminuar nga Liga e Kampionëve, De Ligt do të bëhet operacion sot.

    Gazeta italiane Tuttomercato raporton se De Ligt udhëtoi të martën drejt Romës dhe se ai do të mungojë në ndeshjet e tre muajve të ardhshëm pas këtij operacioni.

    Kjo do të thotë që De Ligt do të mungojë në ndeshjet e para të sezonit të ri 2020/21, megjithatë ai do të shpresojë ta gjejë sërish formën e vet më të mirë në kohën për pjesët kyçe të sezonit për kampionin e Serisë A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!