×
  • Sport
  • Sport

    LAJMI FUNDIT: Vjen njoftimi i UEFA-s për ndeshjen Drita-Linfield

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 16:29

    Kampionia e Kosovës, Drita, ka njoftuar se është shtyrë vendimi i UEFA-s për ndeshjen Drita-Linfield, e vlefshme për parakualifikueset e Ligës së Kampionëve


    Klubi nga Gjilani me anë të një njoftimi në faqen e tyre zyrtare ka bërë të ditur se UEFA nuk ka mundur të vendos sot rreth kësaj ndeshje dhe ky vendim tani kalon në një instancë tjetër, shkruan Reporteri.net

    Ky është postimi i plotë i Dritës:

    Shtyhet vendimi, kalon ne nje instancë tjeter!

    Ka perfunduar mbledhja e mbajtur nga komisioni diciplinor per rastin e ndeshjes se anuluar te klubit tone me ekipin e LINFILD FC.

    Komisioni i diciplines ne baze te argumenteve dhe rrethanave te krijuara per kete takim, nuk ka mundur te vendos dhe kete qeshtje e ka drejtuar ne instancen e Apelit te UEFA-se.

    Ne vendim thuhet:
    “Duke pasur parasysh rrethanat urgjente të kësaj çështje, të cilat mund të kenë një ndikim të rëndësishëm në drejtimin më të lehtë të Ligës së Kampionëve të 2020/21 UEFA dhe bazuar në nenin 29 (3) të Rregullores së Disiplinës të UEFA-s, dëshiroj t’ju informoj se unë kam vendosur që këtë çështje t’i drejtohem direkt Organit të Apelit të UEFA-s për një vendim”

    Data e vendimit nga organet e Apelit te Uefa-së nuk eshte bere e ditur!

    FC DRITA. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!