×
  • Sport
  • Sport

    Lorik Cana me urim të veçantë për 50-vjetorin e ish- klubit të tij

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 17:55

    Legjenda e futbollit shqiptar, Lorik Cana, ia ka uruar Paris Saint-Germainit përvjetorin e 50-të të themelimit.


    Klubi parisien ishte themeluar në këtë ditë të vitit 1970.

    “Ditëlindja e 50-të e PSG-së, i uroj ish-klubit tim shumë vite dhe suksese të tjera”, ka shkruar Cana në rrjetin social “Facebook”.

    Ish-futbollisti gjakovar kishte qenë pjesë e Paris Saint-Germainit gjatë periudhës 2002-2005.

    Ish-kapiteni i Shqipërise kishte zhvilluar 81 paraqitje me francezët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!