×
  • Sport
  • Sport

    Messi fle në dyshek anti-Covid, eliminon viruset për katër orë

    Reporteri
    12 Gusht 2020 | 23:25

    Lionel Messi thuhet se ka ndërmarrë masa për të mbrojtur gruan, fëmijët dhe vetveten nga coronavirusi me blerjen e re.


    Superylli i Barcelonës është në mesin e futbollistëve që kanë blerë dyshekun, i cili thuhet se i largon të gjitha gjurmët e COVID-19 brenda katër orësh.

    Media të ndryshme spanjolle (transmetuar nga The Sun) raportojnë se 33-vjeçari fle në dyshekun e ri anti-coronavirus të Tec Moon.

    Kompania e ka fytyrë reklamuese yllin e Atletico Madridit, Saul Niguez, ndërsa një dyshek të tillë e ka blerë edhe bashkëkombësi i Messit, Sergio Aguero.

    Nëse një person i infektuar fle mbi të, dysheku që kushton 1.000 euro i zhduk viruset brenda katër orëve duke pamundësuar kështu infeksionin e një anëtari tjetër të familjes.

    Sistemi i quajtur “Viruclean” shfrytëzon nanogrimcat e ngulitura për të eliminuar mbi 99 për qind të viruseve dhe baktereve.

    Varësisht nga modeli, këto dyshekë kanë edhe funksione të tjera, siç është masazhi i këmbëve, që do të shërbente shumë superyllit të futbollit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!