×
  • Sport
  • Sport

    Klubi e largoi pas 9 viteve, futbollisti shpërthen në lot: Kam dashur ta përfundojë karrierën këtu

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 11:50

    Dani Parejo e ka përjetuar rëndë largimin nga Valencia


    Parejo ka qenë kapiten i Valencias, derisa barti fanellën e këtij klubi për 9 vite, para se këtë verë të nënshkruante me Villarealin, shkruan Reporteri.net

    Ylli spanjoll nuk ka mundur që t’i mbajë lotët, derisa tha se dëshironte të paktën një përshëndetje me tifozët, por Valencia nuk e lejoi as këtë gjë.

    “Ky klub ka qenë jeta ime, kam dashur ta përfundojë karrierën këtu, por nuk ma dhanë këtë mundësi. Unë gjithmonë thoja që kam dy shtëpi në Valencia, njërën ku jetoj dhe tjetra është në Mestalla. Tani kam mbetur pa njërën shtëpi,” ka thënë i emocionuar Parejo. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!