Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me medalje presidenciale humanistin shqiptar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Turan Rusi.
Në njoftimin e bërë përmes Facebookut, presidenti Thaçi ka thënë se ai është prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara pas luftës së dytë botërore dhe punoi pareshtur së bashku me familjen e tij për lirinë dhe shtetin e Kosovës.
“Për kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, me Medalje Presidenciale sot e dekorova humanistin Turan Rusi. Ai është një prej bashkatdhetarëve të parë që emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pas luftës së Dytë Botërore. Turani me djemtë e tij, Salin, Ilirin e Arbenin dhe gjithë familjen treguan dije, humanizëm, vullnet dhe guxim për të punuar pareshtur për lirinë dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
https://www.facebook.com/215598455177188/posts/4169749663095361/?d=n