Një 40-vjeçar nga Tirana është arrestuar nga Policia e Elbasanit pasi është kapur duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Mësohet se pas finalizimit të operacionit të koduar “Krasta” është vënë në pranga V. K., banues në Tiranë.
Sipas informacionit zyrtar, arrestim i tij u bë pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.
“Arrestim i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, në qytetin e Elbasanit, duke transportuar me mjetin e tij, 34 shtetas sirian, për të kaluar kufirin me Kosovën, në mënyrë të paligjshme.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.