Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi të premten Greqinë se Turqia do të hakmerret ndaj çdo sulmi kundër anijes së saj Oruç Reis që eksploron për naftë e gaz në Mesdheun lindor, ku Ankaraja është e përfshirë në një mosmarrëveshje me Athinën në ujërat për të cilat të dyja palët kanë pretendime.
Tensionet janë rritur pas fillimit nga Turqia të operacioneve të kërkimit në fillim të kësaj jave.
Zoti Erdogan ka paralajmëruar se çdo sulm ndaj anijes eksploruese turke do të paguhet me një “çmim të lartë”.
Duke folur para gazetarëve pas lutjeve të së premtes në Stamboll, zoti Erdogan tha se një prej anijeve luftarake që shoqëronte anijen eksploruese Oruç Reis, kishte “marrë përgjigjen e duhur” për një sulm nga një fregatë greke të enjten. “Nëse kjo vazhdon, ata do të marrin përgjigjen e merituar,” tha Presidenti turk.
Anija turke Oruç Reis është duke lëvizur midis Qipros dhe ishullit grek të Kretës, nën vëzhgimin e një numri fregatash greke. Të mërkurën njëra prej tyre, përplasi pjesën e përparme me kiçin e një anijeje shoqëruese turke. Një burim grek i mbrojtjes e përshkroi ngjarjen si “aksident”./VOA
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.