×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Epidemiologu: Në Britani më shumë vdiqën nga gripi, se nga Coronavirusi

    Reporteri
    15 Gusht 2020 | 9:07

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, mjeku Ilir Alimehmeti ka ndarë një lajm të mirë sa i takon luftës kundër COVID-19.


    Alimehmeti shkruan mbi një studim të fundit, i cili tregon se në Mbretërinë e Bashkuar kanë ndërruar jetë më shumë persona nga gripi sezonal sesa nga COVID-19.

    Më tej mjeku shton se duhet të shtrëngojmë dhëmbët edhe pak, pasi statistikat e fundit na bëjnë optimist se COVID-19 po i vjen fundi.

    Postimi i plotë:

    Lajm i mire mbi Covid-19! (Me porosi te nje mikeshe)

    “Sado e erret te jete nata, dielli lind serish!”

    Cit.: Pertef Kruja

    Ne Mbreterine e Bashkuar, qe nga fillimi i qershorit e deri ne fundit e korrikut kane vdekur me shume persona nga gripi sezonal se sa nga koronavirusi.

    Kujtoj qe UK ka 66.7 milione banore, 24-fish me shume se Shqiperia.

    ???????? Instituti Kombetar i Statistikave te UK informon se nga 17 Qershori deri me 31 Korrik:

    6626 persona vdiqen nga gripi sezonal

    2992 persona vdiqen nga koronavirusi

    6626 / 2992 = 2.2-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

    Ky raport po rritet jave pas jave!

    Ne javen e fundit te korrikut:

    928 persona vdiqen nga gripi sezonal

    193 persona vdiqen nga koronavirusi

    928 / 193 = 4.8-fish me pak vdekje nga Covid-19 ne krahasim me gripin.

    Per me shume:

    Vdekjet nga gripi sezonal ne UK sivjet jane ne te uleta se sa mesatarja 5-vjeçare e te njejtes periudhe.

    Forca miq!

    Shtrengoni dhembet edhe pak!

    Jemi prapa UK ne kurben epidemiologjike, por shpejt dielli do te linde serish!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!