Besart Berisha vazhdon të jetë mbreti në kampionatin australian
Sulmuesi kosovar ka shënuar gol përsëri, kësaj radhe kundër liderit Sydney në fitoren 2-1 të Western United, shkruan Reporteri.net
Berisha shënoi golin e kësaj përballje në minutën e 21-të pas një reagimi të dobët nga portieri kundërshtarë.
Faqja zyrtare e Western United pas golit të kosovarit ka shkruar kështu në Twitter:
“Vdekja, taksat dhe Besart Berisha duke shënuar gola,”.
Death, taxes, and @BesartBerisha7 scoring goals. #SYDvWUN #PlayOn pic.twitter.com/qM1fDcvSag
— Western United FC (@wufcofficial) August 15, 2020
Kujtojmë që ky është goli i 19-të në këtë edicion për Berishën dhe është i treti në listën e golashënuesve më të mirë në kampionat. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.