×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Një 30-vjeçar gjendet i mbytur në plazhin e Durrësit

    Reporteri
    15 Gusht 2020 | 19:27

    Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të shtunë në Durrës.


    Kufoma e një 30-vjeçari është gjetur i mbytur rreth 100 metra në det.

    Trupi i pajetë është gjetur në zonën bregdetare mes PortoRomanos dhe Kallmit.

    Kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe gjetjen e identitetit të personit.

    Nga të dhënat paraprake nuk konstatohen shenja dhune, raporton TCh.

    Durrës/Informacion paraprak

    Më datë 15.08.2020, rreth orës 16:30, në lagjen nr.15, Durrës, në vendin e quajtur “Portoromano”, rreth 100 metra në det, është gjetur i mbytur një shtetas i seksit mashkull rreth 30 vjeç, ende i paidentifikuar.

    Nga kqyrja paraprake nuk konstatohen shenja dhune.

    Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!