×
  • Sport
  • Sport

    Henry në garë për trajner të ri te Barça

    Reporteri
    15 Gusht 2020 | 19:39

    Barcelona po e konsideron ish-sulmuesin Thierry Henry si zëvendësues të trajnerit Quique Setien, që është afër shkarkimit.


    Për emrin e Henryt ka shkruar “Diario Sport”. Francezi momentalisht e drejton ekipin e ligës MLS, Montreal Impact. Në gjashtë ndeshjet e fundit me ekipin e vet, Henry ka arritur vetëm një fitore.

    Henry më herët ka qenë edhe asistent i Roberto Martinezit te Belgjika, para se ta merrte punën te Monaco, skuadër me të cilën fitoi vetëm katër herë në 20 ndeshje. Në janar ai u shkarkua nga klubi francez.

    Ish-sulmuesi ka shënuar 49 gola për “blaugranan” në tri sezone, derisa tani është në listën e ngushtë të trajnerëve të cilët mund ta zëvendësojnë Setienin.

    Për punën e trajnerit te Barcelona përmenden edhe emrat e Ronald Koemanit, përzgjedhësit të Holandës, dhe Massimiliano Allegrit, ish-trajner i Milanit dhe Juventusit, Xavit, Mauricio Pochettinos e Maurizio Sarrit.

    Barcelona ndërkohë pritet që shumë shpejt ta shkarkojë edhe drejtorin sportiv, Eric Abidal. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!