×
  • Lajme
  • Botë

    Kurz paralajmëron kontrolle më të rrepta për shtetasit që kthehen në Austri

    Reporteri
    15 Gusht 2020 | 20:34

    Kancelari austriak, Sebastian Kurz, kërkoi sot kontrolle më të rrepta në kufij për ata që kthehen nga pushimet e tyre, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.


    “Këtu duhet të ketë kontrolle më të rrepta”, tha ai për gazetën “Oesterreich”.

    “Pas një qëndrimi, kohët e fundit, në njërën prej rreth 30 zonave të rrezikut, personat që kthehen në vend duhet të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, ose ata do të duhet t’i nënshtrohen një karantine 10-ditore”, shtoi kancelari.

    Kurz gjithashtu nuk përjashtoi kryerjen e testeve të coronavirusit drejtpërdrejt në kufi, gjë që do të ishte përgjegjësia e autoriteteve shëndetësore.

    Zonat e rrezikut përfshijnë Spanjën kontinentale dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, si edhe Bullgarinë, Rumaninë, Rusinë, Suedinë, SHBA-në.

    Nga e hëna, edhe personat që kthehen nga Kroacia gjithashtu do të duhet të tregojnë një test negativ për COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!