Franca zbarkoi në Liban një transportues të helikopterëve si dhe policinë e “mjekësisë ligjore” për ta hetuar shpërthimin vdekjeprurës në Bejrut.
Sipas medieve të huaja, hetimi mbi shpërthimin masiv u kërkua nga ana e protestuesve libanezë si dhe bashkësia ndërkombëtare.
Kjo vjen pasi hetimi gjyqësor i Libanit filloi me grindje politike për sa i përket emërimit të një hetuesi, ndërkaq lindi frika se qeveria mund të anonte për sa i përket kësaj çështjeje.
Për të ndihmuar në hetimin e shpërthimit në kryeqytetin libanez, bëhet e ditur se në Bejrut u dërgua edhe një ‘lajmëtar’ nga SHBA-ja.
“Ne, me të vërtetë duhet ta bëjmë një hetim të plotë dhe transparent. Ne duhet ta dimë se çfarë ndodhi ditën e shpërthimit dhe se cilat ishin rrethanat”, u shpreh diplomati David Hale.
Shpërthimi masiv i cili ndodhi ditë më parë në një port të Bejrutit, la të vdekur më shumë se 170 persona si dhe plagosi rreth 6,000 të tjerë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.