×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Tragjedi në pikën kufitare me Greqinë: Vdes një fëmijë 10 vjeçar

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 8:18

    Teksa situata në pikën kufitare të Kakavijës paraqitet kaotike, një fëmijë është përplasur për vdekje nga ambulanca.


    Mësohet se në aksin rrugor Jorgucat-Kakavijë, në vendin e quajtur Bularat, një ambulancë duke ecur me shpejtësi ka aksidentuar një fëmijë 10-vjeçar, me iniciale S.N., i cili për pasojë ka ndërruar jetën.

    Bëhet e ditur se ambulanca po transportonte një të sëmurë nga Kakavija në drejtim të Gjirokastrës, në momentin kur fëmija ka dalë në rrugë, ku edhe ndodhi përplasja fatale.

    Njoftimi i policisë

    “Një autoambulancë, e cila qarkullonte me shpejtësi nga Kakavija në drejtim të Spitalit Rajonal Gjirokastër për të dërguar në spital një grua që kishte probleme shëndetësore , në afërsi të kthesës së Bularatit, ka përplasur një fëmijë S.N, 10 vjeç,  nga Lezha, i  cili për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

    Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat drejtuesin e ambulancës, A.G për veprime të mëtejshme.

    Ndërkohë shërbimet e policisë me një automjet të Policisë Rrugore  transportuan  në drejtim të spitalit rajonal shtetasen që ndodhej në autoambulancë për ndihmeë mjekësore.” /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!