×
  • Lajme
  • Shqipëria

    E diela fillon me radhë kilometrike në Kakavijë, vetëm 750 persona do të kalojnë për në Greqi

    Reporteri
    16 Gusht 2020 | 9:36

    Dita e katërt e radhëve e ka gjetur Kakavijën sërish mes vargut kilometrik të automjeteve në pritje për të kaluar drejt Greqisë.


    Radha është reduktuar në rreth 5 km këtë mëngjes. Një pjesë e qytetarëve kanë kaluar kufirin gjatë natës dhe shumë janë larguar pasi humbën shpresën se mund të hynin në Greqi para datës 17 Gusht, ditë kur fillon aplikimi i regjimit të ri për hyrjen.

    Nga dita e sotme pala greke ka njoftuar përpunimin e vetëm 750 personave. Ndërkohë që mësohet se në radhën e pritjes në Kakavijë janë të paktën 8000 vetë.

    Nga sot, e dielë 16 gusht, kushdo që futet në pikat kufitare të Greqisë do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

    Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e ka dhënë dje këtë njoftimin për qytetarët që duan të udhëtojnë drejt Greqisë.

    Në njoftimin e Ministrisë thuhet se nga sot çdo qytetar që do të futet në territorin grek do të duhet të karantinohet për 7 ditë.

    Gjithashtu, duke filluar nga dita e hënë në nga pika kufitare e Kakavijës do të kenë mundësi të kalojnë vetëm 750 persona në ditë, ndërsa nga ajo e Kapshticës vetëm 300 persona në ditë, në fashën orare 06:00 deri në orën 22:00, konform rregullave të vendosura nga pala greke, si pasojë e situatës së krijuar nga COVID-19. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!