Edinson Cavani do të jetë dhurata e madhe e klubit të Benficas për trajnerin Jorge Jesus dhe tifozët e skuadrës.
“Bomberi” uruguaian është një hap zyrtarizimit si sulmuesi i ri i skuadrës analuze, teksa palët kanë arritur akordin për tre sezone me një page neto 8 milionë euro në vit.
Cavani ishte kërkesë e trajnerit Jesus, i cili pranoi të rikthehej vetëm me një projekt fitues dhe me emra të rëndësishëm.
Sulmuesi nga Uruguai është i treti afrim cilësor pas atyre të Jan Vertonghen dhe brazilianit Everton, i cili u ble për 20 milionë euro nga Gremio. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.