Futbollisti i Kombëtares, Armando Sadiku ka mbyllur bashkëpunimin me Levanten, e cila ishte e vlefshme deri në verën e vitit tjetër.
Tashmë sulmuesi është një lojtar i lirë dhe mund të vendosë vetë se ku do të vazhdojë karrierën e tij.
Sulmuesi largimin e tij nga skuadra e ka bërë edhe përmes llogarisë së tij, duke thënë:
“Dua të ju informoj se unë dhe Levante kemi rënë dakord që të mos të qëndroj edhe për sezonin tjetër. Dua të falenderoj presidentin, klubin, shokët e ekipit që më keni trajtuar gjithmonë me respekt.
Gjithmonë do ju mbaj në zemër. Ju uroj më të mirat për të ardhmen”, ka shkruar Sadiku.