×
  • Lajme
  • Botë

    Japonia përballet me tkurrjen më të madhe ekonomike në histori

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 10:32

    Ekonomia e Japonisë është tkurrur me shkallën më të shpejtë në historinë e saj, ndërkohë që lufton pandeminë me koronavirus.


    Ekonomia e tretë më e madhe në botë është përballur me ulje të bruto-prodhimit të brendshëm për 7.8 për qind në periudhën prill-qershor, në krahasim me çerekun e kaluar.

    Ky shtet veçse ka qenë duke u përballur me rritje të ngadalësuar ekonomike edhe para pandemisë.

    Të dhënat e publikuara të hënën kanë vënë në pah sërish ndikimin e madh që ka pasur koronavirusi në shumicën e ekonomive në botë.

    Japonia ka rrëshqitur në recesion më herët gjatë këtij viti, pas dy çerekëve të njëpasnjëshëm të tkurrjes ekonomike.

    Të dhënat e fundit për periudhën prill-qershor përbëjnë rënien më të madhe prej kur ka nisur të bëhet krahasimi i të dhënave më 1980, duke tejkaluar edhe parashikimet.

    Ulja e madhe e konsumit të brendshëm është thënë të ketë qenë arsyeja kyçe e kësaj uljeje, derisa edhe eksporti ka rënë dukshëm për shkak të tregtisë së goditur nga pandemia.

    Të dhënat e këtij viti, flasin për performacën më të keqe të ekonomisë japoneze prej vitit 1955/REL. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!