×
  • Sport
  • Sport

    CCN turk: Fenerbahce ka transferuar Blend Baftiun e Ballkanit

    Reporteri
    17 Gusht 2020 | 22:22

    Fenerbahce thuhet se ka arritur marrëveshje me Blend Baftiun e Ballkanit.


    Sipas asaj që raporton CCN turk, 22-vjeçari pritet që shumë shpejtë të prezantohet te skuadra nga Superliga e Turqisë.

    Mesfushori ofanziv do të kalojë te Fenerbahce, aty ku do ta ketë fatin të luajë me Vedat Muriqin, nëse ky i fundit nuk largohet.

    Detajet finale do të mbyllen edhe me Ballkanin që tashmë do të pranojë një shumë të lartë ga shitja e lojtarit.

    Mund të thuhet se Baftiu ishte lojtari më i mirë në Superligën e Kosovës për edicionin që lamë pas, e kjo bëri që klubi nga Turqia të transferojë atë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!