×
  • Lajme
  • Botë

    Një tërmet i fuqishëm goditi Filipinet

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 8:40

    Një tërmet i fuqishëm goditi të martën një rajon qendror të Filipineve.


    Instituti i Vullkanologjisë dhe Sizmologjisë tha se tërmeti ishte i madhësisë 6.6 dhe ndodhi rreth pesë kilometra nga Cataingan, në një thellësi prej rreth 21 kilometrash.

    Rrugët dhe urat janë goditur në Cataingan, qyteti bregdetar më i afërti me epiqendrën, sipas Rino Revalo, një administrator krahinor Masbate dhe imazhet fillestare të pasojave të tërmetit, raporton ABC News.

    Revalo tha për rrjetin ABS-CBN se një shtëpi trekatëshe u shemb në Cataingan ndërsa toka ka pësuar plasaritje dhe bllokoi në shtëpi një policë të pensionuar së bashku me familjen.

    “Njerëzit duhet të shmangin kthimin menjëherë në strukturat e dëmtuara,” tha ai, transmeton Telegrafi.

    Renato Solidum, i cili drejton institutin qeveritar, tha se nuk kishte asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti, i cili u ndje edhe në disa provinca në të gjithë rajonin qendror të Visayas.

    Filipinet shtrihen në “Unazën e Zjarrit” të Paqësorit, një hark i shkarjeve përreth Oqeanit Paqësor, ku ndodhin shumica e tërmeteve të botës.

    Ndryshe, një tërmet me madhësi prej 7.7 vrau gati dy mijë njerëz në veri të shtetit në vitin 1990.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!