Barcelona ka një objektiv të ri për përforcim në mbrojtje.
Malag Sarr është një emër që mund të paraqet interesim tek Barcelona.
“France Football” raporton se mbrojtësi është në kontakt me klubin katalan në lidhje me mundësinë e transferimit në Camp Nou, transmeton lajmi.net.
Sarr ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Nice duke zgjuar interesim nga Barcelona.
21 vjeçari konsiderohet si futbollist me të ardhme të ndritur që mund të shërbejë si përforcim i dobishëm për trajnerin e ardhshëm të Barcelonës, Ronald Koeman.
Barcelona vuajti shumë në mbrojtje gjatë sezonit të fundit andaj Sarr mund të jetë blerja e radhës në Camp Nou.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.