×
  • Sport
  • Sport

    Douglas Costa drejt ekipit të madh anglez

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 12:17

    Douglas Costa pritet të largohet nga Juventus.


    Manchester United ka shfaqur interesim për transferimin e sulmuesit të Juventusit, Douglas Costa, raporton Sky Sport Italia.

    Red Devils mund të paraqesin një ofertë formale për blerjen e 29 vjeçarit, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

    Përpjekjet e Manchester United për transferimin e yllit brazilian vijnë pas dështimit për të arritur tek objektivi kryesor, Jadon Sancho nga Borussia Dortmund.

    Costa, i cili shënoi tre gola në 29 paraqitje për Juventusin në sezonin e fundit ka edhe dy vite në kontratën e tij me skuadrën kampione nga Serie A.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!