Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë Veriore janë konfirmuar 130 raste të reja me coronavirus nga gjithsej 1742 teste të bëra.
Më së shumti raste janë regjistruar në Shkup 40, të pasuara nga Gostivari 18 dhe Shtipi e Tetova me nga 13.
Numri i përgjithshëm i të infektuarve është 12.970, por vetëm 2.908 nga rastet janë aktive.
Dy persona ndërruan jetë gjatë natës së kaluar, një 70 dhe një 75-vjeçar, duke çuar kështu totalin në 549.
Sot është njëra nga ditët kur numri i të shëruarve është më i lartë se i të infektuarve. 152 fituan betejën me virusin Korona. Numri më i madh i të shëruarve është në Shkup, Kumanovë dhe Shtip, respektivisht 87,18 dhe 14, duke çuar kështu totalin në 9513.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.