×
  • Lajme
  • Shqipëria

    10 punonjës të burgut të Peqinit konfirmohen pozitiv me COVID-19

    Reporteri
    18 Gusht 2020 | 23:38

    Një situatë e frikshme është zbuluar sot në burgun e Peqinit. 10 punonjës të burgut të Peqinit kanë dal pozitiv me Covid-19, ndërkohë që pjesa tjetër e personelit është karantinuar.


    Për shkak se shumë punonjës të burgut kanë rezultuar pozitiv është shtuar frika edhe në radhët e të burgosurve.

    Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 932 testime për vlerësimin e infektimit nga virusi SARS COV2, dhe 155 persona janë konfirmuar pozitivë me COVID-19.

    Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive ditore është si vijon: 34 raste në Tiranë, 24 raste në Durrës, 12 raste në Krujë, nga 9 raste në Korçë dhe Lezhë, 8 raste në Elbasan, nga 7 raste në Kurbin dhe Vlorë, 6 raste në Gjirokastër, 4 raste në Kukës, nga 3 raste në Fier, Kavajë, Përmet, nga 2 raste në Shkodër, Devoll, Lushnje, Mirëditë, Tropojë, Mallakastër, Divjakë, Peqin, Kolonjë, Gramsh, nga 1 rast në Mat, Ura Vajgurore, Klos, Vorë, Maliq, Patos.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!