Pamjet prekëse, ja si duken pas 2 javësh disa nga 6000 të plagosurit e shpërthimit në Bejrut.
180 persona humbën jetën por mbi 6000 të tjerë u plagosën pas shpërthimit katastrofik pasditen e 4 gushtit në Bejrut.
Shpërthimi i shkaktuar nga një sasi tonelatash nitrati amoniumi, e konfiskuar dhe e vendosur në një depo pranë një porti detar, më shumë se 300.000 persona humbën shtëpitë e tyre.
Në rrjete sociale janë duke qarkulluar foto të të lënduarve. Ata shihen me fasha në fytyrë, me nxirje dhe të çara të konsiderueshme.
Një prej të mbijetuarve, Shadi Rizik, 32 vjeç, me profesion inxhinier, ka pësuar si pasojë e shpërthimit dëmtime të mëdha, ai u shpreh për mediat se është një mrekulli që ai është ende në jetë.
“Shenjat që më janë “gdhendur” në trup janë dëshmi e historisë së hidhur që kaluam. Dua të largohem nga Libani dhe të iki në Kanada.
Nuk ndihem mirë këtu, jam i pasigurt. Zoti më dha një tjetër jetim një shans të dytë që unë dua ta jetoj larg nga ky vend”, u shpreh 32-vjeçari.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.