Një tren i linjës “Trenord” ka dalë nga shinat në Carnate të Milanos pak më parë duke lënë të plagosur tre persona.
Ngjarja sapo ka ndodhur dhe nga të dhënat paraprake mësohet se bëhet fjalë për dy mashinistë dhe një pasagjer që janë plagosur.
Një numër i madh zjarrfikësish dhe të shërbimit të emergjencës ndodhen në vendin e ngjajres dhe po kërkojnë brenda katër vagonëve të trenit nëse në katër vagonët e tij ndodhen pasagjerë të tjerë, transmeton abcnews.al.
“Corriere” raporton se nuk dihen ende shkaqet që çuan në daljen e trenit nga shinat, i cili i ka shkaktuar dëme edhe një godine aty pranë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.