Teksa kompanitë farmaceutike janë në garë me kohën për krijimin e një vaksine të sigurtë që do të ndalte një herë e mirë përparimin e COVID-19, dilema e qeverive të vendeve të ndryshme të botës është nëse duhen detyruar apo jo qytetarët të bëjnë injeksionin.
Kryevirologu amerikan Entoni Fauci është kundër vaksinimit me detyrim, siç u shpreh në një forum të zhvilluar online për COVID-19. Ai shpreh bindjen se kurrë nuk do të ndodhë që vaksinimi i njerëzve të bëhet me detyrim, pasi asgjë nuk mund të bëhet jashtë vullnetit të dikujt.
Shumë ekspertë janë të mendimit se vaksina duhet të jetë e detyrueshme dhe të kryhet njëherësh në gjithë botën, sapo të hidhet në treg një e tillë e sigurtë, në mënyrë që të ndalet zinxhiri i përhapjes së virusit nga njeriu tek njeriu.
Ndërsa Kryeministri australian Scot Morrison u tërhoq nga qëndrimi i tij i mëparshëm se vaksina duhet të jetë e detyrueshme. Duke folur për mediat australiane, ai u shpreh se duhen ndërmarrë veprime për bindjen e njerëzve të bëjnë vaksinën, por ajo nuk mund të jetë kurrsesi e detyrueshme.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.