Lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny ndodhet pa vetëdije në spital pasi dyshohet të jetë helmuar.
Ka qenë zëdhënesja e tij, Kira Yarmysh që ka dhënë lajmin nëpërmjet një postimi në Twitter.
Ajo tha se ata dyshojnë se Z.Navalny është helmuar nga diçka që ishte përzier në çajin e tij.
“Këtë mëngjes Navalny po kthehej në Moskë nga Siberia. Gjatë fluturimit, ai u ndje i sëmurë. Aeroplani bëri një ulje urgjente në Omsk”-tha Zonja Yarmysh.
Gjithashtu ajo shtoi se ai ndodhet në kujdesin intesiv dhe është i pavetëdijshëm.
“Ne dyshojmë se Aleksi është helmuar nga diçka e përzier në çajin e tij pasi ishte e vetmja gjë që ai piu. Tani për tani Alex është i pavetëdijshëm dhe ndodhet në kujdesin intesiv”- shkruan ajo.
Navalny është një kritik presidentit Vladimir Putin. Në qershor ai përshkroi një votim për reformat kushtetuese si një “grusht shteti” dhe “shkelje të kushtetutës”.
Reformat lejojnë Putin të shërbejë dy mandate të tjera.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.