×
  • Sport
  • Sport

    Zeneli poston një foto të bukur ku shihen dy fëmijë me fanella të Kosovës: Së shpejti do të jemi atje për vendin tonë

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 11:09

    Kombëtarja e Kosovës pritet të kthehet në aksion në muajin shtator pas një pauze të gjatë shkaku i pandemisë COVID-19


    Kosova në shtator nis aventurën në Ligën e Kombeve ku do të përballet më Moldavinë dhe Greqinë, shkruan Reporteri.net

    Djelmoshat e Kombëtares mezi presin që të vijnë në Kosovë për të zhvilluar një ndeshje futbolli për vendin e tyre.

    Arbër Zeneli ka postuar një foto emocionuese ku shihen dy fëmijë, njëri nga ta ka fanellën e tij, derisa tjetri të Milot Rashicës.

    “Së shpejti do të jemi atje për vendin tonë” ka shkruar Zeneli në Instagram. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!