×
  • Sport
  • Sport

    Publikohet formacioni më i mirë i javës në Ligën e Kampionëve – Një futbollist vlerësohet me notën 10

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 12:11

    Angel Di Maria është vlerësuar me notën 10 sipas ‘SofaScore’, e cila ka publikuar formacionin më të mirë të javës në Ligën e Kampionëve


    PSG e mposhti Leipzigun me rezultat 3-0 në një ndeshje ku Di Maria shënoi 1 gol dhe dhuroi 2 asiste, duke ndihmuar skuadrën e tij që të kualifikohet në finale, shkruan Reporteri.net

    Formacioni sipas ‘SofaScore’ përbëhet nga futbollistët e PSG dhe Bayernit, derisa më i vlerësuari është Di Maria.

    Neuer, Bernat, Alaba, Silva, Kimmich, Herrera, Alcantara, Marquinhos, Gnabry, Leëandoëski, Di Maria përbëjnë 11-shen më të mirë të kësaj jave në Ligën e Kampionëve.

    Kujtojmë, që finalja ndërmjet PSG dhe Bayern do të zhvillohet më 23 gusht. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!