×
  • Lajme
  • Botë

    Arrestohet ish këshilltari politik i presidentit Trump, akuzohet për mashtrim

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 16:24

    Ish këshilltari politik i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Bannon, është arrestuar në New York në lidhje me një skemë mashtrimi online për mbledhje parash.


    Departamenti i Drejtësisë në Distriktin Jugor të New Yorkut tha se Bannon, bashkë me tre të tjerë, ishin arrestuar për udhëheqjen e “Ne ndërtojmë murin”, një fushatë e ngritjes së fondeve online që “mashtroi qindra mijëra donatorë”.

    Në një deklaratë të dhënë nga ushtruesi i detyrës së prokurorit amerikan Audrey Strauss, thuhet që fondet kapitalizuan në interesat e donatorëve për ndërtimin e murit kufizar thjesht për të financuar “lifestyle-in luksoz” të Brian Kolfage-it, shkruan The Guardian, përkthen në shqip Periskopi.

    Bannon është një strategjist politik 67 vjeçar që ka ndihmuar Donald Trumpin të bëhej president i ShBA-ve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!