×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Pandemia rriti ndjeshëm çmimet e ushqimeve në Shqipëri

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 17:25

    Pandemia e COVID-19 ka futur Shqipërinë në listën e vendeve me rritjen më të madhe të çmimeve të konsumit, duke u renditur në vendin e 5 mes 31 shteteve evropiane, shumica prej të cilave anëtare të Bashkimit Evropian.


    Sipas llogaritjeve të Institutit të Statistikave me metodologjinë e BE-së, rezulton se inflacioni për muajin Korrik në vendin tonë është 2.1%, ku rritja më e madhe e çmimeve është shënuar te ushqimet me 4.3%, transporti me 3.6% dhe pije alkoolike dhe argëtim.

    Gjatë muajit të shkuar të gjitha çmimet janë rritur, me përjashtim të veshjeve dhe grupit energji elektrike, ujë dhe qira.

    Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë rritur mesatarisht me 5% çdo muaj që prej nisjes së pandemisë, ndërsa përpara nisjes së epidemisë vendi ynë ishte në fund të listës së vendeve evropiane sa i takon rritjes së çmimeve.

    E para në Evropë për rritjen më të madhe të çmimeve është Hungaria, e ndjekur nga Polonia, Çekia, Rumania dhe Shqipëria, ndërsa rritjen më të ulët të inflacionit në këtë periudhë e ka Greqia, Qipro, Estonia, Zvicra, Spanja dhe Kroacia.

    Rritja e çmimeve të ushqimeve nisi në muajin Mars, e shoqëruar edhe me rritjen e çmimeve të materialeve ndihmëse mjekësore si maska dhe dezifektantë, çka bëri që Autoriteti i Konkurrencës të niste një hetim për këtë treg, por deri tani asnjë prej tregtarëve nuk është ndëshkuar./ Tv Klan

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!