×
  • Sport
  • Sport

    E dhimbshme: Legjenda e Gjermanisë diagnostifikohet me kancer

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 17:52

    Një lajm tronditës është raportuar nga mediat së fundi.


    Bëhet fjalë për futbollistin legjendar, Mikael Balak i cili mësohet se është diagnostikuar me kancer. Ka qenë e përditshmja gjermane “Bild” e cila ka bërë publike këtë fakt me të vërtet tronditës.

    Ish-mesfushori i Bajer Leverkuzen, Bajern Mynih, Çelsit, një nga lojtarët më të mirë e ikonikë të historisë së kohëve të fundit të futbollit në Gjermani, raportohet së i është nënshtruar një ndërhyrje delikate kirurgjike për të hequr një tumor që ishte shfaqur pranë shtyllës kurrizore.

    ballack (1)

    Zbulimi i sëmundjes nga ana e ish-futbollistit 44-vjeçar, ndodhi rreth një muaj më parë, teksa kërkonte një operacionin të domosdoshëm. Ndërhyrja kirurgjikale ka përfunduar me sukses, ndërsa tani për Balakun ka nisur një terapi e gjatë e i vështirë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!