×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Lidhën, dhunuan dhe vodhën të moshuarën në Pukë, ajo rrëfen tmerrin: I zgjidha duart me dhëmbë

    Reporteri
    20 Gusht 2020 | 23:52

    Ngjarja ka ndodhur në Kishagji të Pukës. Gjatë natës, dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në shtëpinë e të moshuarës Mrik Ndoja. Ata e lidhën, e dhunuan dhe më pas i morën paratë.


    Vetë e moshuara ka folur për ngjarjen:

    “Te koka më kanë goditur, më janë marrë mend. Më lidhën, i kam zgjidhur duart me dhëmbë. Në fshat ka ndodhur edhe herë të tjerë. Unë s`i kam bërë gjë kujt, s`e di pse më ndodhi kjo. Kam shumë frikë të jetoj këtu,” tha 70-vjeçarja për ‘News24’.

    E moshuara prej 50 vitesh jeton në fshatin Kashigji. Disa vite më parë i ka vdekur burri dhe ka mbetur e vetme pasi nuk ka fëmijë.

    Autorët e grabitjes i morën pensionin e 3 muajve dhe disa para të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!