×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Aksident në Krujë, 7 të lënduar

    Reporteri
    21 Gusht 2020 | 9:24

    Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme një aksident ndodhi në Krujë në Derven, aty ku raportohet se një mjet tip “Audi” me drejtues shtetasin me iniciale E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen me iniciale O.S.


    Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset me inciale: O.S., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe.

    Mësohet se të lënduarat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!